Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dënohet me 25 vite kreu shqiptar


Erald Mema, një nga krerët e një grupi të krimit të organizuar që furnizonte me kokainë të gjithë Britaninë e Madhe, u dënua me 25 vite burg në këtë vend, shkruajnë mediat vendase.

Mema, shtetas shqiptar që ka jetuar në Britani të Madhe që nga viti 2003 u arrestua dhe u akuzua më 23 nëntor të vitit të kaluar për përfshirje në një grup kriminal.

Arrestimi dhe dënimi i tij erdhi pas një hetimi dhe operacioni nga njësia e krimeve të rënda dhe të organizuara në policinë e Thames Valley.

Përpara arrestimit të Memës, autoritetet kishin dënuar 19 persona të tjerë, si pjesë e kësaj bande, që merrej me përgatitjen, magazinimin e shpërndarjen e kokainës.

Në gjykatë u zbulua se Mema ishte në gjendje të kontrollonte dhe drejtonte sipërmarrjen e tij kriminale nga Britania, por me raste edhe nga Shqipëria.

Kjo organizatë ishte në gjendje që të gjente dhe të shpërndante kilogramë të tëra kokaine nëpërmjet disa korrierëve nëpër Midlands, Oxford e Bracknell.

Operacioni i autoriteteve britanike çoi në dënimin e disa personave, përfshirë Memën, me plot 165 vjet burg në total.

12 të arrestuarit pjestarët e grupit të kokainës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *