Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me motolov shtëpia e shqiptarit në Mitrovicën e Veriut


Sulmohet me bombë motolov shtëpia e një shqiptari në Veri të Mitrovicës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së kaluar, në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicën e Veriut, ku është sulmuar me koktej molotovi shtëpia e Qamil Hajrizit.

Hajrizi ka folur për Klan Kosova, ku ka rrëfyer se në momentin e sulmit në shtëpi kanë qenë gruaja dhe vajza e tij.

“Ka pasur edhe përpara këso sulme por kohët e fundit jo. Kanë qenë gruaja vajza që kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Kanë dalë në ballkon dhe kanë thirrur fqinjët për ndihmë të cilët janë munduar t’i ndalin flakët. Dëmet janë goxha të mëdha por për fat të mirë në familje nuk ka pësuar askush”, ka thënë Hajrizi.

“Kemi pas sulme përpara edhe këtu që kanë ardhur nga pjesa serbe. Sigurisht prej tyre është edhe ky sonte, sepse këndej vetëm ata qarkullojnë. Sulmi ka ardhur nga ana prej serbëve. Shenjat që verifikoi polica janë prej kësaj ane që ka ardh sulmi. Është verifikuar se sulmi është kryer me koktej molotovi dhe që është sulm i qëllimshëm”.

Hajrizi ka thënë se ndjehen të rrezikuar vazhdimisht nga sulme sikur i sotmi.

“Të rrezikuar jemi të gjithë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. As kontrolle të policisë nuk ka as shteti nuk është i interesuar për këtë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *