Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Panariti: Kumari dhe bastet tani me 5 yje


Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama, për lojërat e fatit.

Sipas Panaritit, gjithçka po bëhet vetëm për të monopolizuar aktivitetine  kumarit dhe jo për ta mbyllur atë.

Panariti shprehet se këto biznese do të mbeten sërish, por vetëm të kategorisë me 5 yje.

“Në Shqipëri, kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrenjet e tij! Sepse ndryshe nga më parë, ai merr status elitar me pese yje!

Nuk ka asgje parimore në çështjen e kumarit, basteve, lojrave të fatit, sepse po të kishte, të gjitha keto do të shpalleshin të jashteligjeshme në teresine e tyre. Sepse, nese e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kish seriozisht luftën ndaj tij , politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajme apo jo kumarin si aktivitet të ligjshem mes nesh?”

Ne këtë rast : “Jo” , do të ishte pa diskutim pergjigja masive plebishitare. Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk eshte ky qellimi.. Qellimi eshte monopolizimi i ketij vesi dhe jo shkulja e tij. Prandaj të pakten kursejani moralizimet qytetareve të këtij vendi, për gjoja shpetim nga një e keqe e madhe, parandalim te dramave familjare, ndarjes te burrave nga grate, luftes ndaj krimit e trafiqeve… etj. Të gjitha këto vazhdojne të mbeten, por tani vetem në kategorine me pese yje!”, shkruan Panariti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *