Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten tregtarët në Milot, shisnin peshk, mish dhie e derri jashtë kushteve


AKU në Lezhë ka kontrolluar tregun e Milotit ku ka konstatuar se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së zbuloi katër raste “shitës ambulant” me shkelje  të sigurisë ushqimore.

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk  dhe ndaj tyre mori masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili.

Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish (derri) dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, duke vënë nga 150.000 lekë për secilin nga tregtarët.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se kyu institucion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të vijojë të kryejë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *