Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se krimi është më aktiv se kurrë në të gjithë vendin, ka reaguar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i’u përgjigjur me një shkrim të gazetës Forbes.
Në një postim në Twitter. Xhafaj duke shpërndarë shkrimn e Forbes, që shkruan se Tiranë është vendi më i sigurt në Evropë. Po ashtu ministri ka publikuar dhe shifra të vrasjeve në vitet kur ka qeverisur Basha dhe të vitit 2018.
Postimi i plotë i Fatmir Xhafajt:
SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”.
Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë!