
Një nga protestuesit që marrin pjesë në protestë bëri thirrje për themelimin e një fronti politik.
Ai jeton jashtë Shqipërisë, në Gjermani, ndërsa tha se diaspora është me protestuesit.
“Shqipëria nuk është pronë private, por atdheu gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Unë e kam lënë vendin tim kur kam qenë 18 vjeç, por sot jam kthyer këtu sepse vendi ynë ka nevojë për ne! I bëj thirrje diasporës të vijë këtu me ne! U bëj thirrje gjithë intelektualëve në Shqipëri, bëni një front politik kundër. Të gjithë duhet të jenë këtu!”, tha protestuesi.