Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni humb kontrollin në aksin Peqin-Elbasan, përplaset me barrierat anësore të rrugës



Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së martës në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, ku një kamion ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë po lëvizte me shpejtësi, çka mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, ndërsa një pjesë e barrierave mbrojtëse është shkatërruar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor ka vijuar me kujdes deri në largimin e mjetit të aksidentuar dhe normalizimin e situatës.