Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Vlorë, humb jetën një 40-vjeçar


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur, ku janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë, një furgon dhe një automjet janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tip BMW ka mbetur i bllokuar drejtuesi i mjetit, një 40-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të automjetit nga përplasja, trupi i viktimës ka mbetur brenda mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen e pjesëve metalike të automjetit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa situata paraqitet tepër e rëndë.