
Qeveria shqiptare ka nënshkruar tashmë një kontratë me vlerë 641 mijë euro për mbështetjen e zbatimit të legjislacionit të Bashkimit Europian në sektorin hekurudhor.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën europiane të prokurimeve TED dhe më pas në faqen e Ministirsë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjate muajit qershor kontrata i është dhënë konsorciumit të udhëhequr nga EPTISA Southeast Europe, me bazë në Serbi, në partneritet me EPTISA Servicios de Ingeniería SL nga Spanja.
Projekti financohet nga programi IPA III i Bashkimit Evropian dhe ka si objektiv përafrimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar në fushën hekurudhore me acquis të BE-së.
Kontrata parashikon mbështetje për hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucioneve të tjera shqiptare të sektorit. Afati i zbatimit është 15 muaj. Fituesi u përzgjodh më 27 shkurt 2026, ndërsa kontrata u nënshkrua më 19 mars 2026. Në procedurë u paraqitën gjashtë oferta.
Teksa vendi po plotëson aspektet e kuadrit ligjor paralelisht në vend po zbatohen disa projekte hekurudhore siç ka nisur prej vitit 2021 projekti për linjën Tiranë–Durrës dhe lidhjen me Aeroportin e Rinasit, shkruan Monitor.
Një tjetër projekt është rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjës Vorë–Hani i Hotit, në kufi me Malin e Zi. Sipas Projekti përfshin rreth 120 kilometra linjë hekurudhore dhe mbështetet me një kredi sovrane deri në 98.75 milionë euro.
Ky projekt cilësohet si mjaft i rëndësishëm pasi është si pjesë të zgjatimit të korridorit mesdhetar të rrjetit TEN-T, që lidh Shqipërinë me rrjetin hekurudhor europian.
Në të njëjtën kohë, edhe procedura për rehabilitimin e linjës Durrës–Rrogozhinë, e cila parashikohet të financohet përmes burimeve kombëtare, kredive nga BEI dhe BERZH, si dhe granteve nga WBIF.