
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa pika të ndryshme të territorit.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burimet bëjnë me dije se gjatë operacionit policia ka sekuestruar katër armë zjarri, si dhe një automjet të blinduar.
Deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e personave të ndaluar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi veprat penale për të cilat ata dyshohen.
Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për rezultatet e operacionit dhe rrethanat e plota të ndërhyrjes.