Vendosni fjalën kyçe....

“S’tërhiqemi deri në dorëheqjen e Ramës” – S’ ndalet marshimi i protestuesve nëpër Tiranë


Mijëra të rinj vijojnë të marshojnë nëpër rrugët kryesore të Tiranës.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen deri në largimin e kryeministrit Rama.

Vargu i gjatë i tyre shihet nga sheshi Nënë Tereza deri te sheshi Skënderbej.

Në protestën e sotme, u bë thirrje për një protestë edhe më të madhe më 10 qershor ku u ftuan të marrin pjesë edhe shqiptarët e diasporës.