
Kryeministri Rama tha nga Shkodra se PS-ja është shpëtimtarja e natyrës dhe mbrojtësja e saj, diçka të cilës i ka mësuar që në ditët e para të protestës te kryeministria.
Në të gjitha deklaratat e tij, si në takimet nëpër qytete si në postime në rrjetet sociale, ai është përpjekur ta mbajë të përqendruar debatin vetëm te resorti i Zvërnecit, te çështja e natyrës dhe influencerët.
Kreu i qeverisë ka anashkaluar thirrjet dërrmuese në protestat para kryeministrisë dhe ato në qytete që shkojnë kundër qeverisë së tij, korrupsionit, arrogancës dhe abuzimit.
Në fjalën e tij në 35-vjetorin e themelimit të degës së PS-së në qytetin verilindor që po zhvillohet në kalanë e Rozafës, kreu i qeverisë u përqendrua te pjesa e protestave e lidhur me projektin e Zvërnecit duke anashkaluar pjesën dërrmuese të thirrjeve që janë kundër qeverisjes së tij, abuzimit, arrogancës e korrupsionit.
Rama po përpiqet ta devijojë diskursin e asaj që po ndodh duke u përqendruar vetëm te projekti i Zvërnecit. Ditët e fundit ai ka postuar dhjetëra foto nga resorte në vende të ndryshëm të botës ndërsa edhe ministrat e deputetët që janë përfshirë në reagime në rrjetet sociale apo media i kanë mëshuar pjesës së ruajtjes së natyres dhe ndërtimit të resortit.