
Kryeministri Rama ka mashtruar publikisht lidhur me projektin e Zvërnecit.
Ndërsa ka deklaruar vazhdimisht se për projektin në fjalë nuk ka leje ndërtimi, nuk ka projekt përfundimtar dhe nuk ka asnjë ndërtim, rezulton se leja e ndërtimit ekziston.
Ajo është marrë në mbledhjen e datës 28 janar 2025 të Këshillimit Kombëtar të Territorit. Në pikën 39 të rendit të ditës thuhet:
“Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.”
Ndërkohë në mbledhjen e datës 29 prill 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar punimet për rretimin dhe punimet të tjera në funksion të rrugëve të aksesit brenda pronës, punime që do kryheshin nga e njëjta kompani “Zvërnec South Adriatic Development”.
“Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Për kryerjen e punimeve të rrethimit dhe të punimeve përgatitore në funksion të ndërtimit të rrugëve të aksesit brënda prone”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.”

Ndërkohë jo më gjatë se dje, në një shënim në X, Rama përsëriti se për resortin në fjalë nuk kishte asnjë leje dhe asnjë projekt përfundimtar.

To @CNN International and to all the endless media outlets, big and small, together with all the well-meaning content producers of Facebook, X, Instagram, TikTok and every other platform that now shapes the global conversation, I would very much wish to pass the following post:… pic.twitter.com/yFEQepcoH0
— Edi Rama (@ediramaal) June 6, 2026