Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mundet në miqësore edhe nga Luksemburgu në Tiranë


Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në po aq ndeshje miqësore të luajtura gjatë këtyre ditëve të para të trajnerit italian në stol.

Pas humbjes 1-0 me Izraelin, ka ardhur edhe një tjetër ndaj Luksemburgut, që padyshim do të ndezë kambanat e alarmit meqë kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore para atyre të Ligës së Kombeve në shtator.

Një gol i pësuar shpejt e pastaj disa përpjekje për të shënuar nuk rezultuan efikase, pasi ekipi i Maran shfaqi të njëjtin konfuzion në fazën sulmuese si pak ditë më parë dhe po të mos ishte për Sherrin, diferenca, mund të bëhej më e thellë./PanoramaSport