Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Tiranë jehonë në Europë, diaspora shqiptare në krah të protestuesve (Foto+Video)


Protesta që prej shtatë ditësh po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Me thirrjen “Shpëto Vjosë–Nartën”, në Stokholm u mbajt një protestë më 5 qershor, në orën 18:00. Ndërkohë, në Toronto të Kanadasë, shqiptarët dhe mbështetësit e mbrojtjes së natyrës do të mblidhen më sot në orën 18:00.

Protesta e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me moton “Çohu Shqiptar”, u mbajt sot në orën 14:00. Ndërsa dje  pranë Konsullatës Shqiptare në Mynih, në orën 18:30, u zhvillua një tjetër tubim me thirrjen: “Për natyrën, për të drejtën, për Shqipërinë”.

Ditën e sotme u mbajtën edhe tri protesta të tjera në Evropë, në Firence, në orën 10:30, në Milano, në orën 10:00, dhe në Londër, në orën 11:00. Këto nisma shoqërohen me thirrje për mbrojtjen e natyrës, respektimin e ligjit dhe ruajtjen e një prej zonave më të rëndësishme mjedisore të Shqipërisë.

Pas tubimeve të organizuara më 5 qershor në Berlin, Mynih dhe Stokholm, diaspora shqiptare ka vijuar mobilizimin edhe gjatë ditës së sotme. Protesta dhe tubime mbështetëse janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Nju Jork, Toronto, Bruksel dhe Bologna ku shqiptarët janë mbledhur për të shprehur solidaritetin me protestuesit në Tiranë.

Londër

 

Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një nga shenjat identifikuese të kundërshtimit ndaj projektit në Zvërnec, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje për qytetarët që protestojnë në Shqipëri.

Firenze

 Mbështetja e diasporës po i jep protestës në Tiranë një jehonë më të gjerë ndërkombëtare, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubime të tjera solidarizuese mund të zhvillohen edhe në qytete të tjera në ditët në vijim.

Milano

Stockholm

Milano

Përgatiti për Hashtag.al, Aurora Hoxha