
Grabitje të pronave publike e private e ka cilësuar deputetja e PD-së Zhupa “Paketën e Maleve”.
Ajo deklaroi se Saranda nga qytet bregdetar tani mund të quhet qytet malor pasi është përfshirë në projektin e lartpërmendur.
Zhula theksoi se paketa në fjalë nuk ka asnjë lidhje me propagandën për të cilën u ndërtua, por do do shërbejë për të gllabëruar tokat e qytetarëve nga veriu në jug.
Deklarata e Zhupës
“Qyteti i Sarandës tashmë nuk do të quhet qytet bregdetar, por do të quhet një qytet malor, sepse është përfshirë në Paketën e Maleve. Janë dhënë 5 investime strategjike, që nga e famshmja “pika e vogël” e Mirela Kumbaros në Manastir e me radhë. Tanimë, e kanë përfshirë Sarandën edhe në Paketën e Maleve për të dhuruar edhe toka të tjera publike apo edhe private.
Kjo tregon qartësisht se Paketa e Maleve nuk ka lidhje me propagandën për të cilën u ndërtua, për rivitalizimin e maleve, por ka lidhje me gllabërimin e pronës private dhe publike. Saranda është një perlë! Saranda ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar, por duhet të zhvillohet nëpërmjet biznesit të ndershëm, nëpërmjet njerëzve punëtorë që të kenë mundësi të zhvillojnë tokat e tyre dhe jo nëpërmjet strategjive të vjedhjes, të tjetërsimit të pronës publike dhe të pronës private.”