
Dy anije luftarake të Marinës së SHBA-së kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit në një situatë të tensionuar, ku janë përballur me sulme nga mjete të vogla detare, dronë dhe raketa, sipas raportimeve të Fox News.
Bëhet fjalë për anijet USS Truxtun dhe USS Mason, të cilat gjatë kalimit janë shoqëruar nga avionë luftarakë dhe helikopterë luftarakë Apache për mbrojtje.
Sipas burimeve, sulmet janë cilësuar si të vazhdueshme, por forcat amerikane kanë arritur t’i ndalojnë ose t’i shmangin të gjitha kërcënimet.
Pavarësisht incidentit, asnjë nga dy anijet nuk është dëmtuar dhe operacioni i kalimit ka përfunduar pa humbje.
Ngjarja vjen në një zonë shumë të ndjeshme strategjike, ku Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë dhe shpesh është objekt tensionesh ushtarake.