Vendosni fjalën kyçe....

Administrata Trump: Përplasjet me Iranin “të përfunduara” para afatit ligjor



Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka deklaruar se përplasjet ushtarake me Iranin konsiderohen të përfunduara për qëllimet e ligjit mbi kompetencat e luftës, përcjell Fox News.

Sipas tij, “armiqësitë që nisën më 28 shkurt kanë përfunduar”.

Zyrtari shtoi se të dyja palët ranë dakord për një armëpushim dyjavor më 7 prill, i cili më pas është zgjatur. Që prej asaj date nuk është regjistruar asnjë shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe Iranit.

Deklarata vjen ndërsa po afrohet afati 60-ditor që detyron presidentin Donald Trump të kërkojë autorizim nga Kongresi ose të ndërpresë operacionet ushtarake.

Operacioni ushtarak “Operation Epic Fury” kishte nisur më 28 shkurt dhe përbën bazën e përfshirjes së SHBA-së në këtë përshkallëzim tensioni.

Ky zhvillim mund të shmangë një përplasje institucionale mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes ushtarake, ndërsa situata mbetet e ndjeshme dhe e varur nga vijimi i armëpushimit.