
Nga e majta: Dionis Sota (Vlorë), Eduart Brahilika (Mat), Amarildo Hoxha (Cërrik), Pavlo Shkarpa (Berat), Gabriel Guma (Tepelenë)
PD ka zbuluar emrat e kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit.
Në Tepelenë do kandidojë Gabriel Guma, në Vlorë Dionis Sota, në Mat Eduart Brahilika, në Cërrik Amarildo Hoxha dhe në Berat Pavlo Shkarpa.
Në Tiranë opozita do mbështesë kandidatin e pavarur Florian Binaj megjithatë zgjedhjet nuk do mbahen më 9 nëntor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj.