Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërkon nga Netanyahu përfundimin e luftës në Gaza dhe pezullimin e sulmeve ndaj Iranit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të përfundojë luftën në Gaza dhe të heqë nga agjenda opsionin e një sulmi ndaj Iranit, sipas raportimeve të JP.

Gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, Trump i ka bërë të qartë Netanyahut se lufta është “e lodhshme” dhe se përfundimi i saj do të ndihmojë në negociatat me Iranin dhe Arabinë Saudite. Ai ka theksuar se nuk ka hequr dorë nga negociatat me Iranin, pavarësisht përgjigjeve të vështira nga Teherani.

Trump ka konfirmuar gjithashtu se biseda me Netanyahun ka shkuar mirë dhe se ai po përpiqet të shmangë “vdekjen dhe shkatërrimin”. Ndërkohë, administrata e tij vazhdon përpjekjet për një marrëveshje bërthamore me Iranin, duke u përballur me sfida në negociata.