Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon interpelancë me Ramën, Balla: Kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje


Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla, reagoi ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen Becchetti. Balla e cilësoi kërkesën si shpifje dhe lajme të rreme, duke theksuar se Kryeministri nuk mund të paraqitet për të sqaruar një shpifje.

Balla theksoi se as Kryeministri dhe as ministrat nuk janë të detyruar të paraqiten për të sqaruar shpifje, dhe se kërkesa për interpelancë duhet të mbështetet në fakte që mbrojnë interesin publik.

“Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera.

Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje.

Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.

Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s’janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur'” tha ai.