
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka shprehur pakënaqësinë për mosthirrjen gjatë prezantimit të kreut të ri të degës së partisë në Kamëz.
Teksa komenton nën postimin e Berishës, ai shkruan se është e dëmshme që deputeti më i votuar të mos ftohet gjatë ceremonisë ndërsa bën pyetjen retorike: “A kështudo fitojmë?”
“Suksese Petrit Dodes se ja vlen. Por besoj se eshte e demshme ne keto momente kur behet prezantimi i kryezarit te partise dhe nuk thirret deputeti me i votuar i zones…A keshtu do fitojme?” – komenton Dogjani.
