Klevis Balliu, ka reaguar për thirrjen e Sali Berishës në SPAK, ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë mbi çështjen “Partizani” për të cilën po hetohet.
Balliu shkruan se pas 10 muajsh në arrest shtëpie ndaj Berishës nuk ka ende një akuzë të ngritur.
“E vetmja gjë që duhet të bëjnë të mërkuren është të kërkojnë ndjesë.
Kryetarit të opozitës dhe opozitës gjithë Shqipërisë!
10 muaj nën masë arresti dhe SPAK akoma nuk ka ngritur akuzë.
Tani pas 10 muajsh dhe pas 4 vite hetime të dala bosh pa asnjë provë dhe asnjë fakt drejtësia Rama thotë se do të ngrejë akuzë”-shkruan Balliu.
