Vendosni fjalën kyçe....

Surprizë në Francë, triumfon e majta, Le Pen pritet të dalë e treta


Në një rezultat të papritur të raundit të dytë, Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë parashikohet të përfundojë përpara partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet parlamentare franceze, sipas një vlerësimi të IPSOS pas balotazhit të zgjedhjeve.

Fronti i Ri Popullor, i përbërë nga pesë parti dhe që ngërthen të majtën ekstreme, socialistët dhe të gjelbrit, parashikohet të fitojë 172 deri në 2152 vende. Për të siguruar një shumicë absolute nevojiten të paktën 289 vende.

Partia e Presidentit Emmanuel Macron, parashikohet të jetë blloku i dytë më i madh me 150 deri në 170 vende, duke tejkaluar pritshmëritë.

Tubimi Kombëtar e ekstremit të djathtë të Le Pen mund të dalë e treta me 132 dhe 152 vende, sipas parashikimit, një rritje e konsiderueshme nga 89 vendet e fituara në 2022.

Këto parashikime janë zakonisht të besueshme.

Thirrje gëzimi dhe lot lehtësimi shpërthyen në mbledhjen e aleancës së majtë në Paris, kur u shpallën vlerësimet. Në selinë e të Gjelbërve, aktivistët bërtisnin nga gëzimi, duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Në të kundërt, pati një heshtje të habitur, nofulla të shtrënguara dhe lot në selinë e partisë së ekstremit të djathtë, ndërsa anëtarët e rinj të Rally Kombëtare (RN) kontrollonin telefonat.

Rezultati do ishte në çdo rast poshtërues për Macron, aleanca centriste e të cilit, të cilën ai e themeloi për të mbështetur kandidimin e tij të parë presidencial në 2017, ishte parashikuar të ishte e dyta dhe të fitonte 150-180 vende.