Templates by BIGtheme NET

Nis shorti për Këshillin e Emërtimeve në Drejtësi, debate mes mazhorancës dhe opozitës

auto_Screenshot_81512639447Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja është nën drejtimin e deputetes socialiste Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit. Debati ka nisur mes PD-së dhe PS-së për procesin. PD-ja e quan procesin antikushtetues.

Eduard Halimi, deputet i PD, tha”se ju synoni kontrollin politik të Prokurorit të Përgjithshëm”.

LSI ka bojkotuar mbledhjen. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së u paraqit në mbledhje dhe tha:

“Ju nuk keni hequr, ju doni të kapni drejtësinë, sepse shorti është hedhur para një viti dhe ju nuk i pëlqyet, se nuk dolën ata emra që ju donit. Po sot, kur janë të njejtët gjyqtarë, sërish do ta anulloni procesin nëse nuk dalin ata emra që doni?!”

Hysi ia ktheu: “Sot jemi këtu për shortin, jo për debatet. Në listë janë të gjithë gjyqtarët. Ku është kontrolli këtu?”

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful