Templates by BIGtheme NET

Ahmetaj dhe Sejko: Bizneset me dy bilance, shkak për kreditimin e keq në vend

315468_m

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp, kanë theksuar fokusin ndaj bizneseve të mëdha.

 Sipas Ahmetaj, bizneset që punojnë me dy bilance, kanë sjell kreditimin e keq në vend.

Ndërsa guvernatori Sejko, theksoi se nuk do të jepen më kredi atyre biznese të cilat punojnë me dy standarde.

“ Ne kemi marrë angazhim të marrin vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore. Janë dy aspekte për këtë nismë. Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive.”- tha ministri Ahmetaj.

“Mungesa e financave, kanë kontribuar në kreditë me probleme. Përtej ndikimit negativ që ka dhënë në shtimin e kreditimit të keq, sipërmarrësit janë përballur me sfida të paparashikuar prej tyre. Kredidhënia të mbështet vetëm në deklaratat tatimore. BSH e ka trajtuar dhe më parë këtë dukuri”, i theksoi Guvernatori Gent Sejko.

Ndër të tjera, Ahmetaj përsëriti thirrjen për reflektim  për sistemin bankar dhe për bizneset.

 “Në këtë fazë kundër informaliteti kemi një fokus tek biznesi të madh. Deklarimi i pagave tejet të ulëta që nuk reflektojnë atë që është në të vërtetë. Përsëris thirrjen për reflektim qoftë nga sistemi bankar qoftë nga bizneset.”- tha Ahmetaj. 

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "Ahmetaj dhe Sejko: Bizneset me dy bilance, shkak për kreditimin e keq në vend"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
rona
I ftuar

e vleresoj shume nismen e qeverise per te sjell ne normalitet mjedisin ekonomik, vleresime pasi jeni te vetmit qe keni hedhur hapin e pare ne drejtim te rritjes se formalizimit ekonomik, kam besimin se me intensifikimin e luftes ne terren ndaj evazionit fiskal shume shpejt do te jepen rezultatet e para pozitive ne ekonomi

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful