Templates by BIGtheme NET

Pas Rusisë, Rama “kërcënon” BE-në edhe me Kinën: Mos u vononi, vraponi se ka shumë oferta

rama6Kryeministri Edi Rama, në Samitin “Western Balkans at a Crossroads”, iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të disa të rinjve.

Rama nuk ka ngurruar t’ju kthejë përgjigje të rinjve, por e ka shfrytëzuar rastin të dërgojë dhe mesazhe drejt Bashkimit Europian lidhur me çështjen e hapjes së negociatave.

Rama tha se Rusia ka shumë për të ofruar për Ballkanin, dhe solli si shembull rastin e Malit të Zi.

 “Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po, kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes. Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Europës që qeveria, që Kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe Kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE”,tha Rama.

Por ai foli dhe për Kinën, si një ofertë reale për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Kina është potencialisht e pranishme në Ballkan.

Rama “kërcënoi” sërish BE-në, se nëse nuk vrapon për të kapur këto vende atëherë nuk i dihet cili do jetë rreziku në të ardhmen.

“Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë. Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE. Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, të presë, por të vrapojë të na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne”, tha Rama.

/Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful