Templates by BIGtheme NET

Ndodhi edhe kjo, Xhelal Mziu do i vendosë kolektorit emrin e Edi Ramës

auto_xhelali_me_ramen1512558804Emërtimet e rrugëve në Kamëz, janë një ndër elementët që na dallon në krahasim me vendet e tjera. Gjithmonë është pyetur se pse kreu i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, ka zgjedhur këtë metodë për emrat e rrugëve.

I ftuar në INTV, Mziu ka thënë se Kamza është kampione e risive inovatore, pasi është qyteti i parë në Shqipëri që ka një sistem elektronik adresash.

Mziu ka argumentuar se ky është një lloj marketingu ndryshe nga e zakonshmja.

“Në këto 500 apo 600 emra rrugësh që kemi përdorur, kemi nxjerrë një lajmërim që duam të vendosim emrat e rrugëve, pra i morëm mendimin qytetarëve. Të gjithë ata që kishin lidhje, si për shembull kryepleqtë e fshatit apo punonjësit e Bashkisë filluan të më sillnin emrat e gjyshërve  apo të të parëve të fshatit. Në këto kushte  unë gjeta një zgjidhje tjetër”, u shpreh zoti Mziu.

Ai u shpreh se në një komunikim zyrtare me Sarkozy-n, ai ishte shprehur se ndihej shumë mirë. “Do të jem avokati i shtetit tuaj”, ishte shprehur Sarkozy sipas kryebashkiakut të qytetit të Kamzës.

Por surpriza nuk është kjo. Mziu ka thënë se Rama i kishte premtuar gjatë përmbytjeve se do ndërtonte dy kolektorë në Kamëz, nëse Mziu iu vendos emrin e tij.

 “Madje më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful