Templates by BIGtheme NET

Edhe pse objekte të famshme, mund të mos i keni ditur këto fakte misterioze rreth tyre

Këto fakte interesante mund të mos i keni dëgjuar më parë. Bëhet fjalë për objekte të famshme nëpër botë, të cilat mund t’i keni parë, por mbase nuk e dini çfarë fshehin ato.

1 – Kulla Eiffel në Francë ka në katin më të sipërm të saj një apartament, që është ndërtuar nga projektuesi i saj, Gustave Eiffel. Aty ai priste miqtë e tij dhe sot shërben si muze, së bashku me skulpturat në dyllë të Eiffel dhe Thomas Edison.

1

2 – Statuja e Lirisë iu dhurua SHBA-së nga Franca në nder të 100-vjetorit të Revolucionit Amerikan. Statuja simbolizon lirinë, demokracinë dhe zhdukjen e skllavërisë. Pak persona mund ta kenë vënë re se në këmbët e saj ndodhet një zinxhir i këputur, i cili shkon me atë që përfaqëson statuja, por pak persona und t’i kenë kushtuar rëndësi kësaj hollësie.

2

3 – Gjatë ndërtimit të statujës së 4 presidentëve amerikanë, arkitekti i veprës, Gutzon Borglum, mendoi që të ndërtonte edhe Hollin e Kronikave, një dhomë sekrete ku brezat e ardhshëm do gjenin të dhëna thelbësore dhe informacione për historin e SHBA-së. Por gjatë periudhës që po gërmohej, Borglum ndërron jetë dhe plani i tij s’u përmbush plotësisht. Gjithsesi në vitin 1998, kopje të dokumenteve të rëndësishm dhe kujtime të presidentëve të ndryshëm janë vendosur brenda dhomës së papërfunduar.

3

4 – Ura e Portave të Arta është ndër objektet më të fotografuara në botë, por për ndërtimin e saj u desh shumë kohë që të arrihej marrëveshja me marinën amerikane. Marina kërkonte që ajo të lyhej me ngjyrë të verdhë dhe të zezë që të mund të dallohej në mjegull. Në fund arkitekti, Irving Morrow, e bindi Marinën që ta lyente urën me ngjyrë portokalli të errët. Kjo jo vetëm e bëri urën të dallueshme në të gjitha kushtet atmosferike, por i dha edhe një pamje tërheqëse.

4

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful