Templates by BIGtheme NET

Policia arreston mikun e Ramës në Kiev para se të hidhej nga ballkoni

rama

I kërkuar  në vendin e tij me akuzën se ka shpërdoruar paratë publike për  lukse personale, ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka kaluar sot ditën më të keqe të karrierës së tij.

Ditën e sotme ai kërcënoi të hidhet nga çatia e ndërtesës së tij, pasi policia ukrainase mori masën e kontrollit ndaj banesës së tij. Teksa i bëri rezistencë forcave policore, zyrtarët e zbatimit të ligjit thyen derën për të hyrë në banesën e tij në Kiev.

Gjatë kontrrolitt nga forcat e sigurisë, ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-guvernatori i Rajonit të Odessa-s u ngjit në çatinë e ndërtesës duke kërcënuar se do të hidhej nga çatia.

“Ata duan të më rrëmbejnë, sepse unë jam përpjekur që të mbroj popullin ukrainas”, tha ai për turmën që u mblodh në rrugë para se të largohej nga çatia, nga forcat e sigurisë.

Mirëpo emri i tij nuk është i panjohur as për popullin shqiptar! Në mandatin e parë qeverisës Saakashvili u zgjodh nga vetë shefi i qeverisë, Edi Rama, si një nga këshilluesit e tij personal në krah të Tony Blair. Figura politike të cilat nuk kanë një imazh të pastër përsa i përket aferave korruptive.

Ka qënë prestigjozia NY Times, ajo që i ka dedikuar një artikull ish-presidentit në ekzil.

Sipas tij ai bënte një jetë të thjeshtë në SHBA ndërsa ëndërronte të kthehej në jetën politike në vendin e tij, pavarësisht popullaritetit në rënie. Mirëpo gjatë intervistës Saakashvilit i ka shpëtuar një detaj.

Ai thotë se ka një vend ku e presin si “mbret” dhe ai vend është Shqipëria.

“Në kohën që kam një jetë normale në SHBA, unë e konsideroj veten një “ndërmjetësues të madh” në Europën Juglindore. Në vizitën e fundit në Shqipëri, autoritetet mbyllën trafikun që të kalonte eskorta jonë prej 20 makinash” – tha ai për NYT.

E ndërsa “miku” i tij, njëkohësisht edhe kryeministri i Shqiptarëve është shprehur kështu për të:

“Ajo që bëri ai për vendin e tij qe e jashtëzakonshme për shkak se ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur nëse ke vizionin dhe kurajën për ta bërë. Ne jemi me fat për shkak se ne mund të mësojmë nga eksperienca e tij”.

Saakashvili erdhi në pushtet në Gjeorgji në gjatë Revolucionit të Trëndafilit në vitin 2003, duke premtuar reforma pro-perëndimore, por humbi pushtetin gjatë një luftë shkatërruese me Rusinë në 2008.

Por mesa duket populli sërish e do pasi pak orë më vonë nga arrestimi i tij, një turmë e madhe u mblodh para komisariatit duke pritur që furgoni që po transportonte Saakashvilin të mbërrinte.

Në momentin kur mjetet e policisë arritën në destinacion ishte turma e njerëzve ajo që shqeu derën e mjetit duke liruar ish-presidentin e tyre.

Me t’i shpëtuar policisë Saakashvili u bëri thirrje turmës për protesta paqësore, për të hequr nga pushteti Poroshenkon dhe bandën e tij.

Të dhënat janë marrë nga: bbc.combalkaninsight.comindependent.co.uktelegraph.co.uk dhe nytimes.com

Copyright: hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful