Templates by BIGtheme NET

Partizani godet në merkato, blihet Lukas Kardozo

Lukas

Partizani ka vuajtur në sulm këtë sezon, teksa deri para ndeshjes me Lushnjen të kuqtë kishin realizuar vetëm shtatë gola, por tashmë kanë shkuar në kuotën e 10 të tillëve pas 13-të javësh kampionat.

Gjithsesi duhet thënë, se që prej ardhjes së Starovës në krye të ekipit, në sulm janë aktivizuar Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi, lojtarë që po luajnë jashtë pozicionit natyral.

Drejtuesit e klubit prej kohësh kishin nisur nga puna për të afruar sulmuesin që donin dhe tashmë ja kanë arritur, pasi Lukas Ferreira Kardozo ka nënshkruar me Partizanin.

Këtë e konfirmon edhe vetë lojtari në “Sport Ekspres”, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes. Sezonin e shkuar sulmuesi i majtë ka realizuar 11 gola në 29 ndeshje në kampionat.

Braziliani deri në këtë moment të kampionatit në Maqedoni ka gjetur rrugën e rrjetës gjashtë herë dhe tashmë do të ketë mundësinë të luajë në Superiore me të kuqtë. Bisedimet kishin nisur prej kohësh, pasi Partizani e kishte parë sulmuesin në një miqësore që ata zhvilluan në Kamzë me Pelisterin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful