Templates by BIGtheme NET

Pse nuk na duhet taksa private e përmbytjes

klodian-tomorri-1-e1481925396587-300x249Blog-Autor: Klodian Tomorri

Jo taksës private të përmbytjes

Në të gjitha përmbytjet e fundit, kostoja maksimale e paguar nga buxheti për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nuk e ka kaluar asnjëhereë shifrën 500 milionë lekë.

Kostoja mesatare ka qenë 200 deri në 300 milionë lekë. Pavarësisht se pamjet e ujit në banesa dhe biznese e amplifikojnë dëmin e perceptuar të përmbytjeve ai ka qenë gjithmonë i papërfillshëm, për financat e shtetit.

Është e vërtetë që ka dhe një dëm tjetër në veprat publike. Por rrugët që prishen dhe urat që shemben kanë fajtorë me emra konkretë dhe kostot duhet t’u ngarkohen atyre.

Sot kryeministri foli për sigurim të detyrueshëm të banesave dhe bizneseve. Por në asnjë rast përmbytjet dhe kosto që buron nga to nuk mund të justifikojnë taksën private të tyre; sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve. Dhe jo vetëm për shkak të kostos së papërfillshme, në raport me taksën që i vihet popullit, nëse miratohet nisma.

Edhe tek shtëpitë apo bizneset që përmbyten, një pjesë prej tyre nuk janë dëm fatkeqësish natyrore. Por janë rezultat i përgjegjësisë, së pari publike dhe së dyti edhe individuale.

Nëse shteti nuk bën kanalizimet, pritat, argjinaturat nuk ka pse të paguajë populli taksë për llogari të privatit.

Kjo është përgjegjësia publike.

Së dyti, një pjesë e bizneseve dhe familjeve që përmbyten kanë përgjegjësi individuale. Sepse nuk i ka detyruar askush individët të bëjnë shtëpitë në buzë të lumenjve, apo në zonat me risk të lartë përmbytje. Është përgjegjësi individuale.

Kur dikush blen me vullnetin e tij të lirë, një mall të skaduar ose bën një investim të gabuar ai mban kostot e humbjes, jo shoqëria.

Kjo taksa private e sigurimit të detyrueshëm të banesave është 50 milionë euro në vit, nga 3 milionë euro që është kostoja maksimale e përmbytjeve. Kuptohet fare mirë, se ça biznesi është ky. Për një plesht digjet jorgani.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful