Templates by BIGtheme NET

Këtu nuk lejohen fqinjët, qytetet e populluara nga vetëm një person

1

Qyteti amerikan i Buford, Wyoming, i populluar nga një person ka një histori të çuditshme. Personi që jetonte atje, Don Sammons, punoi njëkohësisht si një furnizues, shitës, pastrues rruge dhe kryetar bashkie. Në vitin 2012, qyteti iu shit në ankand për 900 mijë dollarë një biznesmeni vietnamez.

2

Monowi, Nebraska, është gjithashtu një mikroqytet në SHBA, që kurrë nuk është mbipopulluar, me një maksimum prej 150 personash që jetuan atje në vitet 1930. Deri në vitin 2000, vetëm dy banorë mbetën këtu, një çift. Katër vjet më vonë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Elsie Eiler mbeti e vetmja banore e Monowi-t, si dhe kryebashkiakja i këtij qyteti. Ajo paguan taksat për vete dhe lëshon licenca për tregtinë e alkoolit.

3

Cass, Zelanda e Re, është një stacion hekurudhor, me të vetmin banor që është kreu i këtij stacioni.

4

Qyteti i Rochefschar që ndodhet në zemër të Francës, në rajonin Rhone-Alpes ka vetëm një banor, i cili punon si kujdestar i rrënojave të një kështjelle të lashtë.

5

Qyteti amerikan i Bonanza, Utah, ka shumë pak njerëz, por shumë naftë. Vetëm një person është banor i përhershëm i qytetit, megjithatë, shumë punëtorë vijnë aty pasi punojnë në prodhimin e naftës.

6

Pavarësisht nga emri i tij, qyteti i Springs Oil në SHBA nuk merret me prodhimin e naftës. Është një rezervë indiane e braktisur, i vetmi banor i së cilës është një amerikan vendas.

7

Qyteti i Loresë në shtetin amerikan të Uashingtonit, që ndodhet në kufirin me Kanadanë, është emëruar sipas emrit të një kështjelle në vendin fqinj. Ndërkohë që popullsia e saj është jashtëzakonisht e vogël, qyteti nuk braktiset kurrë pasi ai kryesisht shërben si pikë kontrolli kufitar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful