Templates by BIGtheme NET

Edi Rama, si një version me ‘reshje’ i Alketa Vejsiut

24312469_10155364976421523_6313452266880420261_n“Mot si i këtij viti nuk qe parë në këto anë”, kjo ishte “alibia” që dëgjuan shqiptarët e lagur deri në palcë këto 4 ditë në të gjitha ekranet. Dhe kur përgjegjësia nuk merret përsipër nga askush por i lihet natyrës, atëherë vendi iu kalon falenderimeve.

Kryeministri i votuar nga shqiptarët në 25 qershor, në 4 ditë nuk ka folur për asnjë përgjegjësi të shtetit, apo neglizhencë me punën e strukturave shtetërore në pastrimin e kanaleve kulluese, por njësoj si një showman, ka falenderuar këdo që i kanë parë sytë.

Madje ka falenderuar dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha dy herë brenda 24-orëve, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në situatën e përmbytjeve.

Rama falenderoi dhe ministren Olta Xhaçka, dhe strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes që qëndruan pa gjumë për t’i shërbyer banorëve të përmbytur.

Rama falenderoi repartin e zjarrëfikëses, punonjësit e OSHEE-së, forcat e Policisë, shërbimet komunale, gjeneralin e Forcave të Armatosura, Xhelal Mziun e bashkisë Kamëz, Armando Subashin e Bashkisë Fier dhe çdo zyrtar tjetër të shtetit që ishte prezent në zonat e përmbytyra.

Falenderimi mungoi vetëm për shqiptarët e përmbytyr për të cilët Rama ka shprehur vetëm keqardhje, duke thënë se ky ishte një mot i tërbuar.

E kujtdo që ka parë reagimet e Kryeministrit gjatë këtyre ditëve, i ka ardhur në mendje një personazh i njohur i ekranit, Alketa Vejsiu. Njësoj siç Vejsiu falenderon ekipin e televizionit për realizimet e spektaklit, Rama falenderon shtetin që bën punën për të cilën është votuar të bëjë.

Por nëse në rastin e parë, falenderimi është pjesë e punës argëtuese, në rastin e dytë kemi të bëjmë me qindra shtëpi nën ujë, pa drita, të mbushura me baltë. /Hashtag.al

Më poshtë keni një kolazh me të gjitha falenderimet e Kryeministrit gjatë këtyre ditëve:


 


MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful