Templates by BIGtheme NET

5 faktet kryesore rreth Jeruzalemit, teksa Trump bëhet gati ta njohë si kryeqytetin e Izraelit

Jerusalem

Presidenti i SHBA-së, Trump, mund të mbajë një fjalim javën e ardhshme, duke njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, siç raportojnë së fundi mediat amerikane. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende nga Departamenti i Shtetit.

Këto janë 5 gjërat më të rëndësishme që duhet të dini rreth statusit të Jeruzalemit si një nga çështjet më të mprehta në konfliktin izraelito-palestinez.

  • Jeruzalemi është i shenjtë për pasuesit e tre feve kryesore, judaizmit, krishtërimit dhe islamit. Pjesa e vjetër qytetit të Jeruzalemit, aty ku ku është pjesa me mire ka një përqendrim të lartë të vendeve dhe monumenteve të shenjta. Kisha e varrit të shenjtë dhe varri i kopshtit tërheqin të krishterët nga e gjithë bota. Për hebrenjtë, të cilët përbëjnë shumicën e popullatës, Jeruzalemi është qyteti më i shenjtë në botë si kryeqyteti i Mbretërisë së lashtë izraelite dhe vendndodhja e mëparshme e tempujve hebrenj. Për muslimanët, qyteti është një nga vendet më të shenjta, pas Mekës dhe Medinës.
  • Thelbi i mosmarrëveshjes ka të bëjë me statusin ligjor të Jeruzalemit Lindor. Izraeli shpalli zotërimin e tij mbi Jeruzalemin Lindor pas Luftës Gjashtëditore në vitin 1967, një lëvizje që nuk është njohur nga shumica e shteteve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare. Meqë statusi politik i Jeruzalemit nuk është njohur ndërkombëtarisht, nuk ka ambasada të huaja në Jeruzalem.
  • Palestinezët po kërkojnë të krijojnë një shtet të pavarur në territoret e Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, pjesërisht të pushtuar nga Izraeli dhe Rripin e Gazës, dhe duan që Izraeli të tërhiqet nga territoret palestineze që mori pas Luftës Gjashtëditore më 1967.
  • Në nëntor të vitit 1947, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Planin e Ndarjes së OKB-së për Palestinën duke bërë thirrje për ndarjen e Palestinës në territore arabe dhe hebraike, me të cilat Jeruzalemi u krijua si një “trup i ndarë” me një status të veçantë politik. Edhe pse zgjidhja dy-shtetesh mbështetet në nivel ndërkombëtar, plani nuk është zbatuar. Në vitin 2015, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha: “Jeruzalemi nuk do të ndahet përsëri, nuk do të kthehet në një kufi apo në një qytet kufitar”.
  • Në vitin 1980, parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin duke e shpallur atë kryeqytetin e unifikuar të Izraelit. Veprimi nuk është njohur nga asnjë vend tjetër, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Shumica e qeverive izraelite kanë këmbënguur që statusi politik i Jeruzalemit nuk mund të jetë subjekt i negociatave.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful