Templates by BIGtheme NET

“Vjeshtë 2017”, 41 milionë euro vlera totale e pasurive të sekuestruara

policia-e-shtetitVijon operacioni i koduar “Vjeshtë 2017” për sekuestrimin e pasurive të dyshimta, që kanë lidhje me grupet kriminale.

Burimet sqarojnë se vlera e pasurive të paluajtshme dhe bizneseve që kanë grupet kriminale, dyshohet se është 10 herë më e lartë.

Për këtë qëllim po kryhen verifikime të tjera, por tashmë çdo informacion po i kalon Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Brendshme, ku pjesë e saj është edhe eksperti i FBI-së Mark Neëhouse.

Për pasuritë e tjera të cilat po verifikohen, do të jetë Task-Forca e cila do të vendos për bllokimin e pasurive ose vijimin e hetimeve.

Në muajin janar pritet që Task-Forca të urdhërojë bllokimin e disa pasurive të tjera, ku përfshihen biznese të mëdha, por edhe komplekse ndërtimesh që janë ndërtuar me paratë që kanë si burim krimin.

Asetet e bllokuara “Vjeshtë 2017”:

32 mijë m2 tokë e sekuestruar

8 apartamente të sekuestruara me vendim gjykate

89 apartamente të bllokuara nga Policia

115 makina luksoze

41 milionë euro vlera totale e pasurive të sekuestruara

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful