Templates by BIGtheme NET

Thellohet bilanci i viktimave në Iran, 540 të vdekur dhe mbi 8 mijë të plagosur

termetiKa arritur në 540 bilanci i të vdekurve dhe mbi 8 mijë, ai i të plagosurve nga tërmeti shkatërrimtar që tronditi natën e të dielës, rajonet kufitare mes Iranit dhe Irakut.

Ekipet e emergjencës vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.

Por qeveria iraniane po përballet me vështirësinë e strehimit të banorëve të shumtë, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë.

Nga 70 mijë personat që kanë kërkuar ndihmë, shumë pak janë strehuar në çadra e qendra provizore strehimi. Pjesa tjetër e kaloi natën në qiell të hapur, në temperatura të ulta.

Gjysmëhëna e kuqe ka përllogaritur deri më tani mbi 12 mijë banesa të rrafshuara.

Provinca iraniane e Kermanshahut konsiderohet si e goditur më rëndë nga lëkundjet.

Banorët e zonës i vizitoi edhe presidenti Hasan Ruhani, i cili u bëri apel për ndihmë organizmave ndërkombëtare.

Në Iran është hapur edhe debati mbi cilësinë e dobët të ndërtimeve, për të cilat nuk merret parasysh aktiviteti i lartë sizmik i zonës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful