Templates by BIGtheme NET

Prokurori i SHBA-së, mund të rihapë hetimin për marrëveshjet e Fondacionit Clinton

hillry

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, njoftohet se ka zgjedhur emërimin e një këshilli të dytë të posaçëm për të rihetuar shkeljet e supozuara të ish-kandidates për president, Hillary Clinton, ish-drejtorit të FBI-së, James Comey dhe administratës së Obamës, në përgjigje të shqetësimeve të vazhdueshme midis republikanëve.

Një letër e marrë nga Washington Post thotë se Departamenti i Drejtësisë dhe kreu i saj, Jeff Sessions, mund t’i përgjigjen një hetimi nga Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Shtëpisë së Bardhë, Bob Goodlatte, për të emëruar një këshill të dytë të posaçëm, që do hetojë një listë çështjesh, që janë me interes të veçantë për republikanët.

Çështje të tilla përfshijnë menaxhimin që ish-drejtori i FBI-së, James B. Comey, i bëri hetimit të FBI-së lidhur me përdorimin e postës elektronike private për veprimtari e çështje shtetërore, nga ana e kandidates Clinton, gjatë kohës kur ajo mbante postin e Sekretares së Shtetit.

gef

Kësihilli mund mund të shqyrtojë gjithashtu disa nga marrëveshjet e Fondacionit Clinton, në veçanti, Marrëveshje e Uraniumit 1 të vitit 2010, e cila u miratua nga administrata e Obamës.

Administrata më pas lejoi agjencinë ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, të blinte Uranium 1 me bazë në Kanada, kompani që kishte aksione të rëndësishme minerare në SHBA.

Marrëveshja është duke u përdorur si shembull sesi “Clinton ka ndikuar në politikën amerikane duke marrë paratë ruse”, megjithëse hetimet e mëparshme në lidhje me këtë çështje nuk kanë gjetur shenja implikimesh, duke thënë se nuk kishte dëshmi se Klinton kishte marrë pjesë në ndonjë diskutim lidhur me shitjen. Përveç kësaj, blerja kërkonte miratimin nga disa agjenci qeveritare, mbi të cilat ish-Sekretarja e Shtetit nuk kishte kontroll.

Presidenti Trump e ka kritikuar vazhdimisht Departamentin e Drejtësisë, për moskryerjen e mjaftueshme të hetimeve, lidhur me një sërë shqetësimesh konservatore.

Në përgjigje të Bob Goodlatte, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, Stephen E. Boyd, tha se “Sessions u kishte kërkuar prokurorë të lartë federalë, që të vlerësojnë disa çështje të ngritura në letrat tuaja”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Sputniknews   /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful