Templates by BIGtheme NET

Lumë droge në Itali/ Kapet 2.4 tonë kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

auto_ravena_111510654208

Sasi të konsiderueshme kanabisi vijojnë të kapen në vendet fqinje. Kësaj here në në Ravena të Italisë, policia ka zbuluar gjatë një kontrolli një sasi rreth 2.4 tonë kanabisi.

Ka qenë një përplasje me armë mes dy grupeve ajo që ka tradhtuar trafikantët. Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej tyre janë shqiptarë.

Shqiptarët janë të moshave, 21, 27 dhe 53-vjeç. 

Aksioni

Ajo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të drogës që është kapur ndonjëherë në Ravenna. Më shumë se dy ton hashash dhe marihuanë. Hetimet e kryera nga Karabinierët e komandës provinciale të Ravenës, çuan në arrestimin e një piemontezi 26-vjeçar, me precedent penal dhe tre shqiptarëve, përkatësisht 27, 53 dhe 21 vjeç. Ata janë tashmë pas hekurave të burgut me akuzën e transportit të lëndëve narkotike.

Kontrollet dhe surpriza

Hetimet nisën nga një shërbim i kontrollit të territorit, natën e së enjtes dhe të premten nga Karabinierët e Kompanisë Cervia e Milano Marittima. Një patrullë pikasi rreth orës 04.30 të mëngjesit një furgon përgjatë zonës së Savios që po i drejtohej Ravenna-s. Në bordin e tij ishin dy persona, të cilët nuk iu bindën urdhrit për t’u ndalur. Pas ndjekjes së policisë, pasagjeri e braktisi furgonin duke ia mbathur nëpër një fushë aty pranë, kurse shoferi u ndalua nga karabinierët dhe pas kontrollit u identifikua si shtetas italian, me precendent penal. Brenda automjetit u gjetën 2,4 ton marihuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 kilogramë vaj hashashi.

Kërkimet

Karabinierët nisën kontrollin për të dyshuar të tjerë dhe një patrullë që drejtohej nga komandanti, e Giorgio Tantimonaco, pikasi në zonën Lido di Classe, dy makina të dyshimta, të cilët dretoheshin nga dy persona. Gjatë kontrollit të mjetit tip Fiat Punto, komandanti pati grindje me personin që ndodhej në timon dhe në këtë kohë, njëri nga personat nxorri një pistoletë. Komandanti i karabinierëve arriti të pengojë personin që i drejtoi armin, por gjatë përleshjes arma bëri qitje të pavullnetshme, nga e cila nuk pati asnjë të plagosur. Karabinierir që shoqëronte komandantin qëlloi në ajër në shenjë paralajmërimi e në këtë çast dy personat morën arratinë, duke humbur gjurmët e tyre dhe duke lënë makinën tjetër, Alfa Romeo 147 në vendngjarje.

Arratia

Makina e përdorur nga të dy personat për t’u arratisur, një Fiat Punto u gjet shpejt, jo shumë kilometra nga vendi ku ndodhi përplasja, në Lido di Classe, vetëm disa qindra metra nga grykëderdhja e lumit Savio. Të arratisurit po përiqeshin të largoheshin duke vazhduar të ecnin në këmbë.

Ndalimi

Karabinierët krehën zonën, duke pikasur tre persona të dyshimtë në një bar. Një nga tre personat u njohur nga marshalli i Savio-s, si pasagjeri i furgonit. Hetuesit zbuluan se të tre qëndronin së bashku në një hotel në Ravennate dhe kishin ardhur së bashku në Itali.

Italiani iu kap një fletëpalosje me emra, shifra dhe numra telefoni, fatura bankare dhe ajo e një hoteli ku ai kishte qëndruar atë natë. Hetimet në vijim do të sqarojnë origjinën e sasisë së madhe të drogës së kapur. Dyshohet se ajo ka mbërritur nëpërmjet detit në Lido di Classe, para se të ngarkohej në bordin e furgonit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ravennatoday.it   /Hashtag.al

7

6

3

2

1

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful