Templates by BIGtheme NET

Buffon s’i mban dot lotët pas eliminimit të Italisë: Dështuam, nuk më vjen keq për veten time

Buffon

Italia dështoi që të kualifikohet në botërorin e Rusisë dhe për portierin legjendar, Buffon, kjo ishte mënyra më e keqe për të mbyllur karrierën.

“Është një ditë e tmerrshme për mua, nuk e doja dhe nuk e prisja një ndarje të tillë nga kombëtarja. Ishte ndeshja e fundit për mua me kombëtaren dhe ëndërroja ta mbyllja ndryshe. Kemi dështuar dhe ndihemi shumë keq, sepse është një dështim me përmasa të jashtëzakonshme, edhe në aspektin social.” shkruan sportal.

E nënvlerësuam Suedinë, kishim përqendrimin e duhur. Nuk na eci në ndeshjen e parë, edhe me atë gol të pafat, ndërsa sot dhamë gjithçka, kundër një rivali që bëri të pamundurën dhe u mbrojt shumë mirë. Nuk është vetëm faji i Venturës, kemi të gjithë njësoj faj, nuk ndahet barra e përgjegjësisë. E ardhmja? Tani duhet të gjejmë forcë dhe të rindërtojmë futbollin italian dhe kombëtaren. E ardhmja besoj se është në duart të mira, duke nisur nga Donaruma e me radhë, kemi shumë talente”, deklaroi Bufon duke folur për RAI-n.

“Nuk më vjen keq për veten, por për futbollin italian në përgjithësi. Dështuam në diçka që mund të ishte e rëndësishme në nivel social. Kjo është keqardhja e madhe që kam, sepse koha kalon dhe është tirane dhe është e drejtë të jetë kështu. Më vjen keq që ndeshja ime e fundit përkuam me eliminimin nga Kupa e Botës.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful