Templates by BIGtheme NET

Avokates i djegin makinën pranë ‘Komunës së Parisit’

makina1

Makina e një avokateje është djegur pjesërisht në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së “Komunës së Parisit”, në Tiranë, shkruan

Automjeti tip “Mercedes-Benz A Class”, me targë AA 234 IA, në pronësi të avokates, G.M., ka qenë i parkuar në hapësirën mes pallateve të një blloku banimi në momentin që është konstatuar zjarri.

Dëshmitarët, sapo kanë parë flakët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Të parët që kanë ndërhyrë për të shuar flakët kanë qenë punëtorët e një picerie dhe pronari i një dyqani pranë vendit të ngjarjes.

Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe shërbimet e Komisariatit nr.2, që kanë kryer veprimet e para hetimore.

Fillimisht u dyshua për ndonjë ngjarje aksidentale, për shkak të ndonjë defekti elektrik të mjetit.

Por, nga këqyrja e makinës, u konstatua se vatra e zjarrit ishte në pjesën e pasme të mjetit, konkretisht në gomën e anës së djathtë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful