Templates by BIGtheme NET

Soros pro taksimit të më të pasurve të SHBA-së, por preferon Irlandën ku pagoi më pak 1 mijë dollarë

soros

George Soros i është bashkuar një peticioni, për të hequr shkurtimet e taksave për amerikanët më të pasur. Por miliarderi vetë preferon Irlandën, ku pagoi vetëm 962 dollarë taksa në vitin 2013, sipas Bloomberg.

Katërqind pasanikë amerikanë kanë apeluar në Kongresin e SHBA, duke u bërë thirrje ligjvënësve republikanë të mos ulin taksat e tyre. Ata thonë se GOP nuk duhet të shkurtojë taksat për më të pasurit, teksa borxhi i SHBA-së është në nivelin më të lartë në histori dhe pabarazia po rritet.

Letra, e nënshkruar, ndër të tjera, nga George Soros dhe Steven Rockefeller, thotë se propozimi “do të çonte në shkurtime të mëdha të vendeve të punës në shërbimet shoqërore të rëndësishme si arsimi, shëndetësia etj. dhe do të pengonte aftësinë e vendit tonë për të rivendosur investimet për popullin dhe komunitetin tonë .”

Nënshkruesit e peticionit bëjnë pjesë në 5% të amerkanëve që fitojnë më shumë, të cilët kanë 1.5 milionë dollarë në pasuri të patunshme ose që fitojnë 250.000 dollarë ose më shumë në vit.

Shkurtimet e propozuara janë pjesë e programit të Presidentit Trump, që ka për qëllim nxitjen e rritjes ekonomike dhe të vendeve të punës në vend. Ky deficit “do na linte të paaftë për të përmbushur nevojat aktuale të vendit tonë dhe të na kufizonte në investimet e ardhshme”, shkruhet në letrën dërguar Kongresit.

Një nga miliarderët që nënshkroi dokumentin është George Soros, i cili ka mbështetur gjithnjë linjën se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa. Megjithatë, ai preferon të mos paguajë taksa në Shtetet e Bashkuara, por në vendet me ligje më të favorshme për taksat.

Në 2015 Bloomberg njoftoi se fondi i Soros pagoi 962 dollarë taksa në Irlandë me të ardhura neto 3,851 dollarë, ndërsa të ardhurat e mbetura prej 7,2 miliardë dollarësh iu shpërndanë investitorëve.

Një vit më vonë, Soros mbylli kompaninë irlandeze dhe krijoi një tjetër në Ishujt Cayman, që është parajsë fiskale.

Në kohën kur u krijua kompania e re në Ishujt Cayman, Soros kishte raportuar se kishte paguar 13.3 miliardë dollarë në tarifa, që do të thotë se ai kishte shmangur pothuajse 7 miliard dollarë taksa, nëse biznesi i tij do ishte tërësisht i vendosur në Shtetet e Bashkuara.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT    /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful