Templates by BIGtheme NET

‘Rritje e barrës fiskale çon në informalitet. Nëse krimi fut hundët në paketën 1 miliard të Ramës, jemi të rrezikuar’

lazimiSekretari Ekonomik në LSI, Majlind Lazimi, ka qenë i ftuar në Report TV, ku ka folur për situatën ekonomike në vend. Ai e ka cilësuar klimën e biznesit si të pafavorshme, ndërsa theksoi se rritja e taksave dhe përfshirja e biznesit të vogël në skemën TVSH do e rëndojë edhe më shumë situatën.

“Klima e taksave do të përkeqësojë situatën për shumicën dërrmuese të bizneseve, pasi ka selektim dhe klientelizëm. Sa i përket taksës së banesës, shqiptarët do të paguajnë 3 herë më shumë se kanë paguar deri tani. Nëse deri tani ishte 15 dollarë, tani kjo shifër do të arrijë në 45 dollarë, pra një taksë që do të rëndojë xhepat e shqiptarëve.”

Lazimi foli edhe për sugjerimet e LSI-së për buxhetin 2018 duke thënë se barra e lartë fiskale ka çuar në informalitetin e ekonomisë.

“Sa i përket taksave, është e patolerueshme të kesh një taksë më të lartë në Ballkan. Ekonomia shqiptare, prandaj është shumë informale, subjektet e kanë të pamundur mbijetesën, pasi është një barrë e lartë fiskale. Nëse duam të luftojmë informalitetin, ne duam të ulim taksën. Vendet e rajonit kanë plane konkrete për investimet. Qeveria ka një paketë 1 miliard, ne kemi dyshimet tona logjike,pra ky projekt ka një mungesë studimit të fizibiliteti dhe ndarjen jo sipas prioriteteve. Për ne është shumë e rëndësishme transparenca se ku gjenerohen këto të ardhura që investohen. Ne kemi dyshime, që nëse këto para nëse nuk merren nga bankat, kjo është një skemë që duhet të mbikëqyret. Nëse krimi i organizuar fut hundët, ne jemi të rrezikuar.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful