Templates by BIGtheme NET

Të fundit nga kombëtarja, Hysaj e Sadiku në konferencë për shtyp

BeFunky Collage

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dhe i Napolit, ka dalë sot në konferencë për shtyp në Antalia dhe ka folur për ndeshjen miqësore me Turqinë.

Mbrojtësi nuk foli vetëm për këtë përballje, por edhe për kualifikueset e Botërorit, në të cilat Shqipëria zuri vendin e tretë në grup pas Spanjës dhe Italisë, si dhe për emrat e rinj të grumbulluar nga trajneri Panuçi.

“Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, megjithatë kemi pasur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollistët jemi njohur më mirë me njëri-tjetrin, por edhe me trajnerin. Do të jetë një ndeshje kontrolli, për të kuptuar se ku kemi arritur dhe në çfarë forme jemi. Turqia është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të nivelit të lartë, që luajnë në klube shumë të mira. Ky do të jetë një test impenjativ për ne, që do të bëjë të kuptojmë se cili është potenciali ynë i vërtetë. Nëse fitojmë, atëherë do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen”.

Kurse sulmuesi Sadiku tha se pavarësisht se ishte një miqësore, ekipi do e vlerësonte maksimalisht sfidën.

“Kjo është një miqësore. Do ta vlerësojmë maksimalisht, por e rëndësishme është të shohim ku jemi dhe sa jemi rritur. Kjo miqësore është perfekte për secilin prej nesh t’i japim sinjale pozitive trajnerit. Shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë vit. Nuk duhet të shohim problemet e Turqisë”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful