Templates by BIGtheme NET

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh, gjejnë rrugën si t’i rinojnë qelizat e plakura të njeriut

qeliza

Shkencëtarët kanë zbuluar se si t’i bëjnë qelizat e vjetra njerëzore, sërish të reja përmes përtëritjes. Është një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit plaken.

Studiuesit në Universitetin e Exeter-it dhe atë të Brighton-it, zbuluan se mund të rinovonin qelizat e ngurta, qelizat që e kishin ndalur ciklin e tyre të rritjes natyrore, duke bërë që ato të fillojnë të ndahen përsëri. Eksperimenti zbuloi se qelizat jo vetëm që dukeshin më të reja, por gjithashtu edhe silleshin si të tilla.

“Kur pashë disa nga qelizat në enën e kulturës që përtëriteshin, nuk mund ta besoja. Këto qeliza të vjetra po dukeshin si qeliza të reja. Ishte si magji.” – tha studiuesja Dr.Eva Latorre.

“E përsërita eksperimentin disa herë dhe në çdo rast qelizat u ripërtëritën. Jam shumë e emocionuar nga mundësitë dhe potenciali që ka ly hulumtim.”

Sipas studiuesve, kjo mund të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit plaken, me shpresën se do të përjetojnë më pak probleme që vijnë me plakjen. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të kenë goditje në tru, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera, por me përtëritjen qelizore, kjo mund të zvogëlohet.

qeliza.jpg2

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful