Templates by BIGtheme NET

BETON NË BUTRINT – Kumbaro fshehu letrën e UNESCO-s

Kumbaro unesco butrint faximile cover

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur të fshehtë një letër të UNESCO-s, ku institucioni ndërkombëtar i kërkonte asaj në mënyrë eksplicite të ndalte menjëherë çdo punim dhe ndërhyrje ne Butrint.

Letra e mbërritur nga UNESCO është dërguar për autoritetet shqiptare më datën 9 Nëntor dhe është bërë publike sot nga deputetja demokrate Albana Vokshi.

Në letër UNESCO shpreh shqetësimin se nuk ishte njoftuar fare për ndërhyrjet dhe se ka mësuar për çfarë po ndodhte vetëm nga mediat.

Më pas UNESCO kërkon që t’i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që kanë justifikuar këtë ndërhyrje.

Në fund të letrës drejtuesja e UNESCO-s Mechtild Rossler shkruan:  

“Për t’u siguruar se do të mbrohen vlerat universale të Butrintit, do ju kërkoja me dashamirësi që autoritetet kompetente të ndërpresin menjëherë çdo punim deri në rishikimin profesional të projektit nga ana e bordit drejtues të ICOMOS-UNESCO”

 Letra e UNESCO Faximile

Ministrja Kumbaro më herët ka deklaruar se kishte njoftuar UNESCO-n për punimet që do kryheshin dhe se i kishte vendosur në dispozicion të gjithë projektin paraprakisht. Por e-maili i zbuluar sot, tregon se UNESCO është alarmuar kur ka mësuar nga mediat mbi punimet. Ministria ka ofruar dokumentacionin vetëm pasi UNESCO është ankuar me letër zyrtare. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful