Templates by BIGtheme NET

‘Mesha nuk është shfaqje’ – Papa u ndalon peshkopëve fotot me celular

papa

Papës Françesk nuk i pëlqen mënyra sesi pelegrinët dhe madje edhe priftërinjtë e peshkopët bëjnë fotografi me celularët e tyre gjatë lutjeve. Ai u bëri thirrje atyre të heqin dorë nga pajisjet e tyre, pasi Mesha është ‘një ceremoni e shenjtë’ dhe ‘jo një shfaqje’.

‘Në një pikë të caktuar, prifti që kryeson ceremoninë thotë ‘lartësojini zemrat’. Ai nuk thotë ‘lartësoni telefonat tanë celularë për të bërë fotografi’, i tha kreu 80 vjeçar i Kishës Katolike audiencës që u mblodh në Sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit të mërkurën, siç raporton Radio Vatikani.

‘Është kaq trishtuese kur unë jam duke festuar Meshën këtu ose brenda bazilikës dhe shoh shumë telefona të ngritur, jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga priftërinjtë dhe peshkopët. Ju lutem, Mesha nuk është një shfaqje.’ – tha Papa.

Kjo nuk është hera e parë që Papa ka folur kundër smartfonëve. Në vitin 2014 ai u kërkoi të rinjve të mos humbnin kohë me smartfonët e tyre në internet ose duke biseduar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful