Templates by BIGtheme NET

I dashur Don, po ‘Bankers Petroleum’ çfarë peshku është?

????????????????????????????????????

Në kulmin e një narko-skandali që ka përfshirë rangjet më të larta të policisë dhe ish-ministrin Tahiri, ambasadori Donald Lu u bë pjesë e një dekori të sforcuar në Ministrinë e Brendshme, ku u premtua një biçim bashkëpunimi i paqartë mes FBI-së dhe policisë shqiptare.  

Ambasadori Lu mbajti me këtë rast një fjalim të konceptuar si hartim moralizues, ku batuta e tij se deri në janar 2018 priste arrestime të ‘kokave të mëdha’ bëri jehonë në të gjitha mediat.

Por mes rreshtave të fjalimit të ambasadorit binte në sy fjalia:

“Ju thoni ‘peshku i madh e ha të voglin’. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.”

Ndonëse ambasadori amerikan foli me deklarata pompoze, të cilat ndodh që sugjestionojnë një pjesë të publikut, roli personal dhe valenca e ambasadorit Lu në raport me skandalin e narko-trafikut është tepër interesant.

Zoti Lu në dy vite kur kanabisi pushtoi vendin, nuk ka bërë asnjë deklaratë të vetme kundër fenomenit, në të kundërt ai u bë një parzmore e rëndësishme në mbrojtje të ish-ministrit Tahiri, aq sa loboi  personalisht që Tahiri të takohej me ish-drejtorin e CIA-s Brennan vitin e kaluar në Tiranë, ndonëse tentativa e ambasadorit dështoi.

Vetëm pak ditë më parë, zoti Donald Lu ka vizituar ambasadën italiane në Tiranë dhe ka kërkuar informacion mbi hetimet antimafia që po zhvillohen në Katania, për të mësuar shkallën e implikimit të Saimir Tahirit dhe për të kuptuar se ‘deri ku mund ta mbronte’. Autoritetet italiane i thanë me takt zotit Lu se informacionet operative mbi punën e antimafias në Itali nuk i siguronte dot as kryeministri italian e jo më një ambasadë. Zoti Lu doli huq me vizitën te kolegët italianë.

Por ndërsa përmend peshqit e mëdhenj, zoti Lu duket sikur ka filluar të tallet rëndshëm me shqiptarët.

Donald Lu është ambasador i kompromentuar publikisht dhe zyrtarisht në një rast shantazhi dhe ndërhyrje mafioze për llogari të një biznesi privat.

Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një deklarate zyrtare në muajin shkurt 2017 akuzoi drejtpërdrejtë ambasadorin amerikan se kishte ndërhyrë dhe shantazhuar prokurorinë për të ndërprerë hetimet mbi shpërthimet dhe dëmet e shkaktuara nga kompania naftënxjerrëse ‘Bankers Petroleum’ në Marinzë.  

Prokuroria e akuzoi ambasadorin dhe për shantazhe ndaj zyrtarëve të këtij institucioni edhe nëpërmjet SMS-ve apo refuzimit të vizave.

Zoti Donald Lu vijon me leksionet publike dhe hartimet për krimin e organizuar dhe peshqit e mëdhenj, por nuk ka guxuar asnjëherë të flasë apo të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me këtë akuzë të rëndë që i ka bërë prokuroria shqiptare.

Në këto kushte zoti Donald Lu, përpara se të flasë për arrestimet hipotetike të peshqve të mëdhenj në ceremoni dekori, detyrohet më parë një shpjegim:

A është kompania Bankers Petroleum një peshk i madh?  / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful