Templates by BIGtheme NET

Doni i vonuar, reformë e harruar

18951172_107939573145779_6825774656070025090_n

Alias-autor: Ditari Shvejkut

Para një jave lexova një shkrim mbi mënyrën si funksionon FBI-ja.

Sipas autorit, FBI-ja merrej me grupet kriminale duke çmontuar strukturën e saj dhe jo me emra të përveçëm.

Këtë filozofi FBI-ja e aplikoi për herë të parë gjatë viteve 1980 ku Rudolf Xhuliani dhe kolegët e tij çmontuan mafien italiane në SHBA.

Që nga ajo kohë FBI shpenzon kohë dhe para për të zhbërë një organizatë kriminale dhe jo për të arrestuar një kryebashkiak për shoë.

Rolin e FBI në Shqipëri këto ditë e ka luajtur Prokuroria e Katanias, e cila ka investiguar për katër vjet disa grupe kriminale dhe pjesëmarrëse të organizatave kriminale.

Këtë fundjavë ministri i Drejtësisë italiane i dorëzoi Xhafës dhe me gjasë edhe Donit, dosjen alla FBI.

Për çudi Doni nuk tha asnjë fjalë për këtë dosje voluminoze.

Ai na tregoi nga holli me shqipen e tij për ‘mrrak’ të njëjtën përrallë që kemi tre vjet që e dëgjojmë prej tij.

Por, asnjë fjalë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, asnjë fjalë për syzet e tij MyBach, asnjë fjalë për kryeministrin Rama dhe sejmenët e tij që e mbrojtën Tahirin.

Doni tha që do vijnë agjentët e FBI-së, pyetja është; për të bërë çfarë?

Agjentët italianë e kanë kopsitur dosjen, kanë kryer hetimet dhe kushdo jurist edhe me diplomë UET-i ka mundësi të çojë para gjyqit një dosje deçente.

Pra, problemi nuk qenka FBI por politika.

Më saktë: Edi Rama!

Këtu është dhe halli i Donit të qetë, Edin nuk e prek dot dhe nëse nuk e prek se do stabilitokracine apo sepse do posaçërisht Edin mbetet për t’u kuptuar.

Sa i takon Frrokut dhe Ndokës, i nderuar Don, kjo është temë e vonuar dhe Reformë në Dekriminalizim e mohuar.

Siç është Reformë në Drejtësi e mohuar edhe heshtja jote për Saje Qorrin ose Edi Habilajn.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful