Templates by BIGtheme NET

Dy rrugët e gazetarëve

Nga Dritan Kaba

download

Gazetarët që e ndjejnë veten të ofenduar kanë dy rrugë:

Njëra ta ftojnë të dielën në emisonin e Eni Cobani-it ‘Shihemi në gjyq’ për seancë pajtimi ose të bëhen bashkë dhe ta hedhin në gjyq.

Më poshtë gjejnë nenin ku duhet t’i referohen gazetarët.

E mira e këtij gjyqi është se nuk bëhen tre shkallë, por vetëm një, se Edi Rama si person me imunitet gjykohet vetëm në Gjykatën e Lartë.

Me atë rast, kanë edhe mundësi të bëjnë kronika.

NENI 239

Fyerja për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)

‘Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore APO NJË SHËRBIM PUBLIK për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.’

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave, si dhe më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Kronikat mund t’i bëjnë në dy mënyra:

Njëra, atë që në shumicën e kohës e bëjnë, ku Skënderbeu triumfon me “Diturinë” e tij, ndaj tyre dhe ata i kërkojnë falje se e shqetësuan dhe qeshin me shakatë plot kripë të Liderit Global.

Tjetra, që pak kush e ka bërë deri me sot, të fitojnë betejën për veten e tyre.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful